Futbollisti më i vjetër në botë rinovon kontratën

11/11/2015 14:20

Kazu Miura është një futbollist japonez që ka rinovuar kontratën e tij për një sezon tjetër me Jokohamën, klub që luan në kategorinë e dytë japoneze. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por lajmi bëhet interesant kur kupton se bëhet fjalë për një futbollist 48-vjeçar.

Miura është një lojtar shumë i famshëm në vendin e tij, pasi ka qenë i pari japonez që ka luajtur në Serinë A. Në sezonin 1994-1995, Miura u ble nga Genoa.

“Falenderoj stafin e Jokohamës dhe tifozët që më mbështesin ditë pas dite”, tha Miura, i cili me kombëtaren e Japonisë ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje.

Kazu Miura ka debutuar si profesionist në vitin 1986 dhe mendohet se është futbollisti më i vjetër në botë.

Top Channel