F1, Vettel: Ta mbyllim me dy fitore

11/11/2015 11:25

Sebastian Vettel kërkon ta mbyllë bukur Botërorin e Formulës 1, duke fituar dy garat e fundit: Çmimin e Madh të Brazilit dhe atë të Abu Dabit.

“Kemi mundësinë e dy fitoreve, edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Do të japim maksimumin për të qenë pranë kreut”, deklaroi piloti i Ferrarit.

Vettel shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij për progresin që ka bërë Ferrari gjatë këtij viti: “Kemi bërë një punë të shkëlqyer. 8-9 muaj më parë ishim më shumë se 1 sekondë më ngadalë se më të mirët, ndërsa sot jemi më pak se gjysmë sekondi mbrapa. Kemi punuar siç duhet”.

Top Channel