Balotelli drejt operacionit. Kthehet në janar të vitit 2016

11/11/2015 11:10

Mario Balotelli me shumë mundësi do të operohet për të zgjidhur problemin e tij me pubalgjinë. Pas një vizite që kreu të hënën në Kopenhagen të Danimarkës, sulmuesi i Milanit do të realizojë edhe disa vizita të tjera përpara se të vendosë përfundimisht, por duket se rruga e vetme është operacioni, që do të bëhet javën e ardhshme.

Koha e rekuperimit nuk do të jetë shumë e gjatë. Balotelli do të mund të kthehet të luajë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në fakt, SuperMario ka 45 ditë që nuk shihet në fushat e lojës. Ndeshja e tij e fundit ka qenë në 27 shtator, ndaj Genoas.

Top Channel