“Nëse Messi luan ndaj Realit, mund të dëmtohet sërish”

11/11/2015 10:35

Real Madrid-Barcelona do të luhet në datën 21 nëntor dhe ende nuk dihet nëse Leo Messi do të jetë i disponueshëm për këtë supersfidë.

Ylli i Barcelonës dëmtoi gjurin në ndeshjen që katalanasit fituan ndaj Las Palmas dhe ditët e fundit ka nisur të vrapojë e të prekë topin, por mjeku i Argjentinës ka deklaruar se nëse sulmuesi luan, ka mundësi të dëmtohet sërish.

“Nuk mendoj se Messi do të jetë në gjendje të luajë. Një trajner nuk mund t’i besojë një lojtari që sapo është kthyer nga dëmtimi. Nëse Messi godet topin me të brendshmen e këmbës, ka rrezik që t’i rikthehet dëmtimi. Edhe pse po flasim për Messin, një futbollist duhet të rifitojë ritmin me topin për të luajtur një ndeshje të nivelit të lartë”, u shpreh Homero De Agostino.

Top Channel