Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi pas një aksidenti rrugor

10/11/2015 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor mes Vaut të Dejës dhe Kryebushatit, në Qarkun e Shkodrës, për pasojë të të cilit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i një autoveture.

Personi i plagosur ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Nissan”, me targa AA 403 KR, dhe është identifikuar vetëm me iniciale, A.N., i moshës 31-vjeçare. Teksa udhëtonte i vetëm, dyshohet që ai të ketë humbur kontrollin e makinës, e cila për pasojë ka përfunduar në një kanal buzë rruge.

Forcat e policisë janë gjendur menjëherë në vendngjarje dhe, ndërsa 31-vjeçari i plagosur është transportuar për në spital për shkak të gjendjes së rëndë për jetën, të tjerë inspektorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel