Maqedoni, deri në 2000 të vdekur në vit për shkak të gabimeve të mjekëve?

10/11/2015 14:05

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Vladimir Lazareviç, ka publikuar të dhëna tronditëse lidhur me numrin e të vdekurve për shkak të gabimeve mjekësore. Sipas tij, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, në Maqedoni vdesin 600 deri në 2000 persona për shkak të gabimeve të mjekëve.

“Nëqoftëse do të kishte raporte publike dhe transparente, sigurisht që gabimet e mjekëve nuk do të përsëriteshin. Ata jo gjithmonë janë shkak i lëshimeve individuale, siç ishte rasti i fundit i gruas shtatzënë dhe foshnjës në spitalin e Gjevgjelisë. Këtu ka edhe gabime tjera sistematike”, ka deklaruar ish-zëvendësministri Lazareviç.

Këto të dhëna publikohen një ditë pasi në spitalin e Shkupit, djali i revoltuar nga vdekja e nënës, ka qëlluar me armë zjarri mjekun që operoi atë, duke i shkaktuar kirurgut lëndime të rënda.

Top Channel