Chelsea, Abramovich zgjedh të preferuarin e radhës: Simeone i Atletico Madridit

09/11/2015 00:00

Duket se Roman Abramovich e ka humbur “dashurinë” për portugezin Mourinho dhe emri që i pëlqen më shumë për të drejtuar skuadrën e tij është Diego Pablo Simeone.

Rezultatet shumë të dobëta të këtij fillimsezoni nga Chelsea nuk po e justifikojnë punën e “Special One”, por shkarkimi është një problem më tej, për shkak të pagës së tij të lartë.

Por, në rast se kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë, nuk hidhet poshtë ideja e një trajneri “tranzit” deri në përfundimin e sezonit, për t’i hapur më pas rrugë Simeones për vitin 2016.

Top Channel