Stramaccioni transferohet në Greqi te Panathinaikos

09/11/2015 00:00

Andrea Stramaccioni është trajneri i ri i Panathinakosit. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi grek, që vetëm pak ditë më parë pat shkarkuar trajnerin grek, Yannis Anastasiou.

Stramaccioni ka firmosur për një vit e gjysmë dhe do të shoqërohet nga dy ndihmësa të tij po italianë.

Më parë, Stramaccioni ka drejtuar Interin dhe Udinezen. Ky është i treti trajner italian që drejton grekët e Panathinaikosit, pas Bruno Pesaola në vitin 1980 dhe Andrea Malesanit në 2006-n.

Aktualisht Panathinaikos renditet në vendin e dytë në Superligën greke, me një diferencë prej 8 pikësh nga Olympiacosit kryesues.

Top Channel