De Biasi zyrtarizon listën për miqësoret me Kosovën dhe Gjeorgjinë

09/11/2015 00:00

Trajneri italian i kombëtares së Shqipërisë në futboll ka prezantuar këtë të hënë edhe listën e të grumbulluarve për dy miqësoret e radhës të kuqezinjve, që do të zhvillohet këtë muaj me Kosovën, në Prishtinë më 13 nëntor, dhe më pas me Gjeorgjinë, në Tiranë më 16 nëntor.

Për herë të parë, Giovanni De Biasi ka grumbulluar në kombëtaren kuqezi Rei Manaj, sulmues që aktivizohet me Interin, si dhe mbrojtësin Frederik Veseli, 22-vjeçar që aktivizohet në radhët e Luganos në Zvicër.

Në listën e të grumbulluarve bie në sy mungesa e mesfushorit Kukeli dhe në dyshim është Abrashi, i pari për arsye dëmtimi ndërsa i dyti për arsye shëndetësore. Ndërkohë, në pikëpyetje është edhe kapiteni Lorik Cana, i cili pritet të kryejë një vizitë mjekësorë, përpara se të shihet nëse do të jetë gati apo jo duke nisur nga dita e nesërme.

Të martën do t’i bashkohen ekipit gjithashtu edhe Balaj dhe Roshi, dy lojtarë që luajnë me ekipe kroate.

Ja lista e plotë e të grumbulluarve:

Në portë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orgest Shehi
Në mbrojtje: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Berat Djimshiti, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Andi Lila.
Në mesfushë: Amir Rrahmani, Amir Abrashi, Migjen Basha, Sabien Lilaj, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Herolind Shala, Odise Roshi, Emir Lenjani.
Në sulm: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku, Rei Manaj.

FOTO GALERI
1/1
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga De Biasi

Top Channel