NBA, Cleveland Cavaliers shënon tjetër fitore

09/11/2015 11:00

Cleveland Cavaliers vijon në rrugën e fitoreve në NBA. Skuadra nga Ohio këtë radhë mposhti Indiana Pacers me rezultatin 101-97, duke regjistruar suksesin e gjashtë radhazi. Ishte një ndeshje ku diferencat në rezultat ishin shumë të vogla, por në fund ai që doli i fituar nga parketi ishte pikërisht Cleveland.

Spikati në këtë ndeshje i zakonshmi LeBron James me 29 pikë, ndërkohë që Kevin Love e mbylli sfidën me 22 pikë dhe 19 topa në tabelë.

Los Angeles Lakers u rikthye te disfatat. Në “Madison Square Garden“ skuadra kaliforniane humbi ndaj New York Knicks me rezultatin 95-99, për ta çuar bilancin e 6 sfidave të para në 1 fitore dhe 5 humbje. Kobe Bryant shënoi 18 pikë në këtë përballje, por me një përqindje shumë të ulët të gjuajtjeve nga fusha. Në krahun tjetër, Carmelo Anthony e mbylli sfidën me 24 pikë, duke i dhuruar skuadrës së Knicks fitoren e tretë sezonale.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Oklahoma City Thunder i dha fund serisë së 3 humbjeve radhazi duke mposhtur Phoenix Suns 124-103, Miami Heat fitoi me Toronto Raptors në “American Airlines Arena” 96-76, ndërsa Detroit Pistons mposhti Portland Trail Blazers 120-103.

Top Channel