Sergio Ramos dëmtohet… pasi shënon me roveshatë

09/11/2015 09:25

Sergio Ramos doli nga fusha e lojës menjëherë pasi shënoi golin e avantazhit për Realin e Madridit, në ndeshjen që skuadra e tij humbi 3-2 ndaj Sevilla, të dielën në mbrëmje.

Mbrojtësi i madrilenëve goditi topin me roveshatë duke e çuar në cepin e portës kundërshtare, por u rrëzua keq dhe lëndoi shpatullën e majtë. Ramos u zëvendësua nga Raphael Varane në minutën e 31 të lojës.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por mendohet se qendërmbrojtësi do të mungojë në ndeshjet e kombëtares spanjolle.

Top Channel