Tenis, Djokovic fiton Mastersin e gjashtë të vitit

08/11/2015 17:20

Novak Djokovic ka fituar një tjetër turne Masters 1 000. Tenisti serb dominoi finalen e turneut të Parisit, duke mos i lënë asnjë shans skocezit Andy Murray, të cilin e mposhti me rezultatin 6-2 dhe 6-4, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 32 minuta.

Ky është titulli i gjashtë Masters 1 000 që Djokovic arrin të fitojë brenda këtij viti (Indian Uells, Majemi, Montekarlo, Roma, Shangai dhe Parisi), gjë që kurrë më parë nuk ishte realizuar në historinë e tenisit.

Tashmë, Djokovic është vetëm një titull larg 27 trofeve Masters që ka fituar spanjolli Rafael Nadal.

Top Channel