Vendimi, miqësorja Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor

07/11/2015 20:35

Ndeshja Kosovë-Shqipëri përfundimisht do të zhvillohet më 13 nëntor e jo më 17, siç ishte paralajmëruar më parë. Marrëveshja është arritur ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe aprovuar nga FIFA.

Takimi miqësor do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Prishtinës në orën 14.00, thuhet në një komunikatë të FFK. Ndeshja do të jetë e karakterit festiv me rastin e kualifikimit të kombëtares shqiptare në Francë 2016.

Megjithatë, interesimi i sportdashësve për këtë event është jashtëkazokisht i madh, nënvizon Federata e Kosovës, e cila shton se, për detajet mbi çmimet dhe shitjen e biletave do të njoftojë në ditët e ardhshme.

Top Channel