Lajme të këqija për Realin në prag të ndeshjes me Sevilla-n

06/11/2015 00:00

Reali i Madridit merr lajme të këqija nga Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Benitez për sfidën e fundjavës me Sevilla-n në “Sanchez-Pizjuan”.

Navas nuk arriti dot të kalojë problemin me dëmtimin e pësuar në këmbën e djathtë në sfidën me Las Palmas, pasi ndjeu dhimbje edhe gjatë sfidës me PSG.

Navas ishte i pranishëm në seancën e radhës stërvitore të Realit të Madridit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, por pavarësisht kësaj ai nuk do të jetë i pranishëm në sfidën me andaluzianët.

Ideja e Navas është që të mos sforcohet shumë, pasi “El Clasico” me Barcelonën po afron dhe ai nuk dëshiron që të humbasë mundësinë për të jetuar këtë supersfidë të futbollist spanjoll. Për sa i përket sfidës me Sevilla-n, në portë si titullar do të jetë Kiko Casilla.

Top Channel