OEK-u shpreh shqetësimin për tarifat e KEDS-it

06/11/2015 13:45

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësime për disa veprime të cilat i ndërmerr KEDS-i lidhur me tarifat dimërore për kompanitë prodhuese dhe veprime tjera, duke thënë se KEDS-i është kompani private e cila pa investime vetjake po rrit kapitalin e vet.

Sipas OEK-ut, një gjë e tillë paraqet ngarkesë të rëndë për prodhuesit vendorë dhe rëndon pozitën e tyre. OEK-u thotë se ka edhe disa veprime të tjera të cilat shkaktojnë shqetësimin e komunitetit të biznesit.

“Ne konsiderojmë se KEDS-i me prioritet duhet të merret me çështjet e maksografëve pasi konsiderojmë se ajo është mënyrë e dëmtimit flagrant dhe të panevojshëm të konsumatorëve nga bizneset vendore dhe në këtë drejtim angazhohemi për aplikimin e praktikave më të mira evropiane”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Komuniteti i biznesit do të parashtrojë kërkesat e tij para institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe do të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore dhe marrëveshjes së privatizimit të KEDS-it dhe do të angazhohet fuqishëm në parandalimin e keqpërdorimit nga ana e KEDS-it.

Top Channel