Çfarë i tha në vesh Cristiano trajnerit të PSG-së?

06/11/2015 12:20

Gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar ditën e premte se Cristiano Ronaldo i ka thënë në vesh trajnerit të PSG-së, Laurent Blanc, se do i pëlqente shumë të punonte me të në një të ardhme të afërt.

Sipas gazetës, Cristiano ka thënë këto fjalë pas përfundimit të ndeshjes Real-Psg (1-0): “Skuadra juaj luan shumë mirë. Do të më pëlqente shumë të punoja me ju”.

Sulmuesi portugez i Realit të Madridit është objektivi kryesor i PSG-së për sezonin e ardhshëm. Me Zlatan Ibrahimovic, të cilit i përfundon kontrata në qershor, parizienët kërkojnë një yll të ri mediatik.

“Cristiano ka një strategji shumë të qartë: kërkon të largohet nga Madridi dhe duket se ka zgjedhur PSG-në”, shkruan “Le Parisien”.

Top Channel