Fier, aksident në periferi të qytetit, dy të vdekur dhe një i plagosur

05/11/2015 20:50

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në periferi të qytetit, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër.

Rreth orës 19:50, në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”, janë përplasur mjeti tip Volvo me targë FR 1420 D me mjetin tip Renault me targa AA 613 LM, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Beqar Mersini, rreth 35 vjeç, banues në Levan, i cili ka qenë duke lëvizur me karrocë.
 
Në orën 20:35 ka humbur jetën edhe shtetasi Ferdinand Bardhi, 50 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin Volvo, ndërsa shtetasi A.A., 33 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel