Katër vjet burg për autorin e sulmit ndaj  gazetarit Hasimja

05/11/2015 00:00

Sovran Syla është dënuar me katër vjet burg dhe një gjobë në vlerë 1000 euro për sulmin me thikë ndaj gazetarit, Milot Hasimja, tetorin e vitit të kaluar, teksa gazetari gjendej në hapësirat e televizionit ku punon.

Ky është dënimi pas reduktimit të tij, me kërkesë të gazetarit Hasimja, pranimit të fajësisë dhe kërkimfaljes nga i pandehuri Syla.

Të mërkurën, i pandehuri, Sovran Syla ka pranuar kryerjen e veprës për të cilën ka thënë se e ka bërë pa kontroll dhe i ka kërkuar falje gazetarit Hasimja, njofton televizioni në të cilin gazetari është i punësuar.

Në po të njëjtën seancë i dëmtuari Hasimja ka kërkuar nga gjykata që me rastin e marrjes së vendimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, për shkak të gjendjes emocionale të të akuzuarit.

Top Channel