Valbuena, foto profili me Benzemanë në Facebook

05/11/2015 17:15

Me Karim Benzemanë të pandehur për çështjen e shantazhit me një video seksuale, Mathieu Valbuena, i dëmtuari në këtë mes, ndërroi foton e tij të profilit në Facebook dhe vuri një ku është bashkë me sulmuesin e Realit të Madridit, gjatë një grumbullimi me kombëtaren.

Edhe pse Valbuena nuk ka dhënë asnjë deklaratë pasi u publikua lajmi i përfshirjes së mundshme të Benzemasë në shantazh, gjesti i tij në Facebook duket se tregon që Valbuena beson verbërisht në pafajësinë e shokut të tij të kombëtares.

Top Channel