Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në Maqedoni sa vjen e rritet përqindja e vdekshmërisë së lehonave dhe foshnjave.

Vdekshmëria e lehonave ka arritur shkallën e 14.3 për qind, që nga ekspertët vlerësohet se është  tre herë më e lartë nga mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Maqedonia ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së lehonave krahasuar edhe me vendet e rajonit, ku kjo përqindje shkon nga 8 deri në 11 për qind.

Pavarësisht masave qeveritare për të lindur sa më shumë fëmijë, vdekshmëria e të sapolindurve rritet dhe ka arritur shkallën prej 10 për qind.

Hulumtimet e bëra nga organizatat që merren me barazinë gjinore tregojnë se krahasuar në rrafsh vendi, vdekshmëria e foshnjave dhe lehonave është më i madh në Tetovë, Shkup dhe Gjevgjeli.

Top Channel