Champions, Bayern shkatërron Arsenalin. Willian shpëton Moun

04/11/2015 00:00

Hakmerret Bayern. Kampionët gjerman fituan 5-1 përballë anglezëve të Arsenal duke iu afruar shumë pranë fazës së 1/8-ve. Në “Allianz Arena”, bavarezët festuan me golat e Lewandowskit, Alabas, Rooben dhe Muller që realizoi dygolësh.

Arsenali që për asnjë çast nuk ishte kundërshtar i denjë për gjermanët, arriti të shënojë vetëm golin e nderit në minutën e 69, atëherë kur Bayern vetëm kishte shënuar katër gola.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Olympiakos shënoi fitore të rëndësishme 2-1 përballë Dinamos për të shkuar në kuotën e 9 pikëve, duke i lënë pak shpresa Arsenalit për një vend në fazën e 1/8-ve.

Willian i ka dhënë edhe pak kohë Jose Mourinhos pas golit vendimtar në minutën e 83-të që ishte edhe i fitores për blutë e Londrës. Djemtë e Mout arritën të kalonin në epërsi në minutën e 34 falë një autogoli të Dragovic, por i njëjti u kujdes të shlyente gabimin në minutën e 78 kur barazoi pas një dalje të gabuar të Begovic.

Por, nga goditja e dënimit, braziliani Willian edhe njëherë u treguar i jashtëzakonshëm, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-1. Në ndeshjen tjetër, Porto fitoi në transfertë 1-3 ndaj Maccabit duke shkuar në kuotën e 10 pikëve.

Roma vuan, por fiton. Penalltia në minutën e 81, që u shndërrua në gol nga Pjanic, u dhuroi tre pikë italianëve në sfidën me Leverkusen. Në pjesën e parë Salah e Dzeko shënuan për 2-0, por në pjesën e dytë, gjermanët u rikthyen frikshëm duke barazuar për 5 minuta me Mehmedin dhe Chichariton.

Ndërkohë Barça marshon sigurt drejt fazës së 1/8-ve, pasi fitoi 3-0 ndaj BATE-s. Neymar me dygolësh dhe Suarez mjaftuan që skuadra e Enriques të marrë tre pikë të reja.

Rusët e Zenit bëhen skuadra e tretë që sigurojnë një biletë për 1/8-at.. Ata fituan në Francë ndaj Lyon 0-2. Një dygolësh i Dzyubas majftoi që e mërkura të kthehet në festë për skuadrën e Villas-Boas.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Gent mposhti Valenican 1-0 për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në 1/8-at, ose edhe për të avzhduar aventurën europianë në Ligën e Europës.

Top Channel