Pezullohet 8 muaj presidenti i Trabzonspor, mbylli në stadium arbitrin

04/11/2015 00:00

Veprimi i bërë nga presidenti i ekipit të futbollit të Trabzonsporit në Turqi, i cili i mbylli në stadium për të paktën 4 orë arbitrin Sahan dhe asistentët e tij, e ka detyruar Federatën Turke të Futbollit ta pezullojë atë për 8 muaj nga çdo aktivitet futbollistik, ndërsa e ka gjobitur edhe me 50 mijë euro.

Veprimi i Haciosmanoglu erdhi pas një ndeshje që ekipi i tij zhvilloi ndaj Gaziantespor. Ai ishte mjaft i irrituar pas këtij takimi për mosakordimin e një penalltie në favor të Trabzonsporit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Haciosmanoglu reagoi ashpër ndaj arbitrit Sahan, ndërsa e mbylli atë së bashku me asistentët për të paktën 4 orë në stadium.

Top Channel