Neymar është i jashtëzakonshëm, mund të xhonglojë gjithçka

03/11/2015 00:00

Talenti i brazilianit Neymar në fushën e lojës tashmë nuk mund të vihet më në dyshim, duke qenë një nga futbollistët më të mirë të botës me atë që ka treguar në këto vite që mban veshur bluzën e Barcelonës.

Por ai ka treguar edhe më parë se është edhe një xhongler i shkëlqyer, ndërsa së fundi ka treguar se është i aftë të xhonglojë jo vetëm topin e futbollit, por objekte të tjera.

Në një video të publikuar së fundmi në internet, sulmuesi i Barcelonës xhonglon si fillim një kokërr portokalli, por duket se për të kjo është shumë e lehtë dhe më pas merr një çorape, por edhe me atë e ka të lehtë. Në fund, ai e provon me letra higjienike, duke treguar edhe me to se është thjesht i jashtëzakonshëm edhe pse forma e tyre i bën që të jenë tejet të vështira për t’u xhongluar.

Top Channel