Miqësore Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor

03/11/2015 15:00

Ndeshja miqësore mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ,do të zhvillohet më datë 13 nëntor.

Lajmi është njoftuar nga Artan Govori, përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Miqësorja e 13 nëntorit do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Prishtinës.

Prej ditësh përflitej për organizimin e miqësores mes dy përfaqësueseve, ndërkohë që më herët ranë pistat e miqësoreve me Poloninë dhe Kroacinë për kuqezinjtë.

Top Channel