Reali në Champions kundër PSG, pa Benzema dhe Bale

02/11/2015 00:00

Real Madrid do ta nisë ndeshjen përballë francezëve të Paris Saint Germain me Modriç, Navas e Ramos, por pa Gareth Bale e Karim Benzema.

Trajneri i formacionit “merenges”, Rafael Benitez edhe këtë ndeshje, nuk mund të mbështetet tek treshja sulmuese e pagëzuar nga shtypi me akronomin “BBC”, pasi tredhëmbëshi ofensiv nuk do të jetë i plotë kundër Paris Saint Germain.

Hera e fundit, që Bale, Benzema dhe Cristiano kanë luajtur të tre bashkë ishte 15 shtatori, në ndeshjen përballë Shakhtar Donetsk, ku uellsiani Bale u dëmtua. Pas derbit përballë Atletico Madridit në ‘Vincente Claderon’, edhe Benzema u dëmtua në një ndeshje me Francën të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2016.

“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, por duhet të përqendrohemi në maksimum për të marrë 3 pikët që na duhen për t’u kualifikuar. Benzema, Bale dhe Arbeloa nuk janë në listë pasi duhet ende të rikuperojnë formën për ndeshje të nivelit të tillë”, tha Rafael Benitez.

Në krah të teknikut iberik ë drejton Realin, ishte edhe mbrojtësi brazilian Marselo.

“Do të jetë shumë e vështirë të marrim 3 pikët ndaj Paris Saint Germain, por vendosmëria jonë duket te futbollistët që duan të luajnë të gjithë. Duket si një finale tjetër ndaj parizienëve”, tha Marselo.

Top Channel