Boca Juniors, kampione e Argjentinës

02/11/2015 09:10

Carlos Tevez i kishte premtuar tifozëve të Boca Juniors ditën e prezantimit: “Do ju rikthej titullin!” Dhe sulmuesi argjentinas e mbajti fjalën. Të dielën, pas 3 vitesh të vështira, Boca Juniors fitoi kampionatin argjentinas në një stadium të mbushur plot e përplot.

Në ndeshjen ndaj Tigresit, Boca fitoi 1-0 dhe la pas në renditje San Lorenzon dhe Rosario Centralin.

Ky është titulli i 25 në histori për Boca Juniors.

Top Channel