Kosova, kundërshtari i vetëm i Kombëtares në nëntor

01/11/2015 21:00

Kombëtarja shqiptare sipas të gjitha gjasave do të luaj vetëm një miqësore në datat e lira të nëntorit. Kuqezinjtë do të udhëtojnë në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën.

Kosovë-Shqipëri pritet të luhet më 17 nëntor, pas kërkesës së bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës pas triumfit të kuqezinjve në Armeni. Kjo ndeshje do të kthehet në një festë të madhe të të gjithë shqiptarëve pas kualifikimit historik në Europianin e Francës.

Fillimisht u përfolën edhe përballje miqësore me Poloninë dhe Kroacinë, ndërsa Finlanda nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke bërë që bisedimet të shkojnë drejt bllokimit.

Ndërkohë, në miqësoren e Prishtinës Kombëtarja do të ketë shumë risi, mes të cilëve edhe Milot Rashica e Rey Manaj, të cilët aktivizohen me Vitessen, respektivisht Interin.

Top Channel