Thaçi: Opozita po pengon proceset integruese të Kosovës

01/11/2015 00:00

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi akuzon opozitën kosovare se po pengon proceset integruese të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve “Kosova Press”, Thaçi thotë se sa më shumë gaz lotsjellës në Kuvend, aq më e zbehtë do të jetë përkrahja për Kosovën.

“Ne jemi ballafaquar në të njëjtën kohë edhe me një fushatë agresive, plotësisht e padrejtë nga Serbia, ku janë bashkuar edhe shteti, edhe kisha, edhe akademia e shkencave në këtë fushatë antiKosovë”,  citohet të ketë thënë shefi i diplomacisë kosovare.

“Por në të njëjtën kohë mund të them se edhe opozita kosovare e ka lënduar procesin e Kosovës në UNESCO”, shton ai, duke i ftuar liderët opozitarë participim dhe në asnjë rrethanë për mentalitet bllokues, apo veprime bllokues në Kuvendin e Kosovës.  Sa i përket ratifikimit të MSA-së, që pritet të hënën në Kuvend, Thaçi shprehet i bindur se legjislativi do ta miratojë ligjin për ratifikimin e MSA-së, por thotë se nuk e kishte menduar kurrë që do të ketë Kuvendi, deputetë që nuk marrin pjesë në një akt solemn për Kosovën.

Top Channel