Partia Uniteti reagon ndaj indiferencës së qeverisë së Maqedonisë, në veçanti ndaj pandjeshmërisë së partisë shqiptare BDI, lidhur me zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit në Tetovë e rrethina nga ana e “Jugohromit”.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se “është e pakuptimtë heshtja e partisë shqiptare në pushtet dhe e ministrit të saj të Ekologjisë, të cilët po e helmojnë popullatën e kësaj zone”.
 
“Shkelja e afateve për vendosjen e filtrave dhe mosmbyllja e “Jugohromit” është edhe një dëshmi për mospërfilljen e BDI-së nga ana e partnerit të saj VMRO-DPMNE, ose pas kësaj fshihen interesa materiale të individëve të caktuar të të dy partive në pushtet”, thuhet në reagimin e Partisë Uniteti.
 
Sipsa kësaj partie, për pronarët rusë të “Jugohromit” nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë, pasi partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë sistemuar ushtarët e tyre partiakë në stafin menaxhues të helmuesit të Pollogut.

Top Channel