Kosovë, seancë solemne për Johannes Hahn

30/10/2015 00:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancë solemne për komisionerin Johannes Hahn më 6 nëntor.

I pyetur nga gazetarët për rikthimin e normalitetit në Kuvend edhe përsa i përket punës së Kuvendit përveç seancave solemne, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh i bindur se kjo është çështje kohe.

Lidhur me qëndrimin e palës serbe, e cila ka kundërshtuar dërgimin e çështjes në Kushtetuese, Veseli tha se të gjithë kanë detyrim ta zbatojnë Kushtetutën.

Top Channel