Eksperti amerikan: Serbia, drejt njohjes diplomatike të Kosovës

28/10/2015 00:00

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server deklaroi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka qenë i suksesshëm.

“Unë mendoj se ka qenë një proces i mirë, me rezultate konkrete në shumë sektorë dhe me një përmirësim të përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Këto dy vende, qartësisht kanë pranuar kornizat kushtetuese të njëri-tjetrit. Ky është një hap i shkurtër për njohje diplomatike, që unë shpresoj ta shoh sa më shpejt”, deklaroi Server, i cili shtoi se kjo është vetëm një nga shumë çëshjtjet e mëdha të pazgjidhura, që duhet të zgjidhen si pjesë e procesit të normalizimit, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit policor, mirëkuptimin ushtarak dhe pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Server tha se, këto procese nuk janë aspak të lehta dhe kërkojnë kohë, por kjo nuk do të thotë se palët duhet të dekurajohen dhe të heqin dorë. Përkundrazi – sipas tij, – procesi mes Serbisë dhe Kosovës është shembull që duhet ndjekur, ndërsa shtoi se pajtimi mes popujve të Ballkanit është i domosdoshëm.

Top Channel