Kushtetuesja e Kosovës, shoqëria civile e shqetësuar për zgjedhjen e gjykatësve

28/10/2015 00:00

Shoqëria civile në Kosovë shpreh shqetësimin e saj për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës Kushtetutese.

Kjo për faktin se, sërish në mesin e aplikantëve ka emra, të cilët deputetët nuk i kanë votuar herën e parë. Përsëritja e kandidatëve dhe dërgimi i po të njëjtëve për miratim në Kuvend, sipas Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) do të thotë presion për deputetët.

“Nga lista prej 16 kandidatësh, sa kanë kaluar fazën e marrjes në pyetje, të paktën gjysma e tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e këtij konkursi dhe nuk janë votuar nga kjo legjislaturë, pra nga po këta deputetë”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Sipas “INDEP” nuk mundet që për të njëjtin post, të votohen të njëjtët persona nga po të njëjtët deputetë dhe të pritet një rezultat i ndryshëm, përveç se, nëse deputetët përballen me presion në votën e tyre.

Top Channel