Franca i hap dyert e kampionatit të saj Barcelonës

27/10/2015 19:10

Valls, kryeministri i Francës, i ka hapur dyert e kampionatit francez Barcelonës.

Sipas revistës “Challenges”, politikani është i gatshëm të lejojë Barcelonën të luajë në Ligue 1. Valls mendohet të ketë thënë: “Në fund të fundit, Monaco luan në kampionatin tonë, kështu që…”

Kryeministri francez është një tifoz i zjarrtë i Barcelonës dhe në një intervistë për “Journal du Dimanche” është shprehur: “Kur unë isha adoleshent, në gusht të vitit 1975, disa javë para vdekjes së Francos, më kujtohet ambienti i jashtëzakonshëm në stadium. Jam shumë tifoz i Barçës”.

Top Channel