Gashi, nga stoli në tribuna

26/10/2015 00:00

Dhjetë pikë diferencë ndaj Grasshoppers dhe 12 pikë ndaj Young Boys, Basel duket sikur nuk ka kundërshtar dhe po marshon sigurtë drejt titullit të shtatë radhazi.

Të dielën skuadra fitoi ndaj Young Boys, ndërsa në tribunë ishte edhe Roger Federer që kishte vënë një shall kuq e blu rreth qafës. Kampioni i shumëfishtë në tenis u takua edhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe lojtarin e Baselit, Shkëlzen Gashi.

Ky i fundit madje publikoi një foto ku shihet me tifozin special të Baselit. Megjithatë, Gashi është bërë çështje në Zvicër. Të gjithë habiten se në formacionin e trajnerit Urs Fischer nuk ka vend për “Këpucën e artë” të dy viteve të fundit.

Me ardhjen e Fischer në stolin e kampionëve zviceran, Gashi nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Për këtë, trajneri ka marrë jo pak kritika dhe vërshëllima nga tifozët e skuadrës.

Megjithatë, Fischer ka një përgjigje për këtë. “Ne kemi 28 lojtarë në skuadër, por vetëm 18 grumbullohen për ndeshje. Edhe Kakitani nuk ishte pjesë e skuadrës. Nëse ju fitoni, atëherë jeni duke bërë gjithçka mirë”, tha trajneri i Baselit.

Top Channel