Lewis Hamilton fiton titullin e tretë në Formula 1

25/10/2015 22:00

Britaniku Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë kampion bote në Formula 1. Piloti i Mercedes mbërriti i pari në finishin e Çmimit të Madh të Amerikës, duke i lënë të gjithë pas, ndërsa me pikët e marrë në këtë çmim siguroi titullin e dytë me Mercedes.

Piloti tjetër i Mercedes, i cili 6 xhiro para përfundimit të garës ishte i pari u parakalua nga britaniku, ndërsa më pas Rosberg mbajti vendin e dytë dhe Vettel edhe pse bëri një garë të jashtëzakonshme u rendit i treti, duke mos pasur mundësi ta shtynte festën e Hamilton.

Çmimi i Madh i Amerikës do të mbahet mend gjatë jo vetëm për kushtet e vështira të motit, të cilat detyruan shtyrjen e provave të lira të së shtunës, por edhe për parakalimet e panumërta gjatë garës dhe spektaklit e dhënë nga pilotët. Madje dhe makina e sigurisë u fut 5 herë gjatë garës, duke dhuruar edhe 5 rinisje të saj, por këtë herë me makinat në lëvizje.

Me 10 gara të fituara, Hamilton shpallet kampion me 320 pikë, ndërsa aktualisht i dyti renditet piloti tjetër i Mercedes, Rosberg, me 254, ndërsa Vettel i treti me 248 pikë.

Hamilton e nisi menjëherë festën, pa i zbritur ende makinës ai dhuroi spektakël për të pranishmit në e Çmimin e Madh të Amerikës, duke xhiruar gomat, ndërsa më pas u tërhoq vëmendja nga drejtuesit e skuadrës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel