Roma mposht Fiorentinën, rrëmben kreun

25/10/2015 00:00

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiornetines, duke rrëmbyer edhe kreun e klasifikimit të Serie A. Në një lojë të tensionuar, djemtë e Garcias arritën të mbyllnin ndeshjen që në pjesë të parë.

Në minutën e 7, nga vija e zonës së portierit Tatarusanu, ish-lojtari i “violëve” Muhamed Salah arrin të shënojë për 0-1. Egjiptiani vendosi të mos festojë, por nuk i shpëtoi vërshëllimave të tifozëve vendas.

Në minutën e 34, Gervinho dyfishoi epërsinë e verdhekuqëve pas një kundërsulmi të miqve për 0-2.

E gjitha çfarë arritën të bëjnë vendasit, është goli i nderit i shënuar nga Babacar në minutën e 94. Para se të gjente golin, Salah u ndëshkua me te kuq pas dy të verdhëve.

Fitore shënoi edhe skuadra tjetër kryeqytetase, Lazio që mposhti lehtësisht Torinon me rezultat 3-0.

Në minutën e 40, Luliç kaloi në epërsi Lazion, ndërsa Felipe Anderson realizoi një dygolësh për t’i siguruar një trepikësh të artë skuadrës së tij.

Top Channel