Messi do të transferohet në Angli në vitin 2017

23/10/2015 10:30

Zërat për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona shfaqen sërish në media. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, drejtuesit e Chelsea, Manchester United dhe Manchester City së fundmi kanë biseduar me përfaqësues të sulmuesit argjentinas dhe mbetën të habitur kur panë disponibilitetin e tyre për një transferim të mundshëm të 28-vjeçarit në Premier League.

Sipas medias britanike, një nga motivet që e shtyn Messin të mendojë për largimin nga Barcelona është presioni që po ushtrohet mbi të nga ana e organeve tatimore spanjolle në lidhje me procesin gjyqësor për evazion fiskal.

Gjithsesi, zërat flasin që një një transferim i tillë nuk do të realizohet para viti 2017, një vit përpara skadencës së kontratës së argjentinasit me kampionët e Evropës.

Top Channel