Imituesja e brazilianit Neymar (Video)

22/10/2015 11:35

Braziliani Neymar ishte protagonisti absolut i Barcelonës në ndeshjen e kampionatit ndaj Rayo Vallecano, të fituar 5-2, dhe kjo jo vetëm për faktin se shënoi plot 4 gola, por edhe për aftësitë teknike të shfaqura prej tij gjatë gjithë 90 minutëshit.

Por, momenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte minuta e 42-të, kur 23-vjeçari bëri një stopim të topit me thembër pas një krosimi të marrë nga një distancë shumë e largët. Ajo që ishte për të ardhur keq ishte se aksioni nuk u konkretizua me gol.

Megjithatë, Neymar mesa duket nuk është i vetmi që e bën një lëvizje të tillë. Sulmuesit të Barcelonës i ka dalë një rivale në Francë dhe bëhet fjalë për Amel Majri, e cila e realizoi këtë veprim gjatë një seance stërvitore, duke fituar edhe brohoritjet e pjesës tjetër të skuadrës.

Top Channel