Interi fiton trofeun “Berlusconi”

21/10/2015 00:00

Interi është fitues i edicionit të 24 të trofeut “Berlusconi”, pasi mposhti Milanin në derbin e zhvilluar të mërkurën me rezultatin minimal 0-1, por me një formacion të përbërë kryesisht me lojtarë të rinj, ku bënte pjesë edhe shqiptari i talentuar, Rey Manaj.

Francezi Kondogbia ishte ai që vendosi sfidën duke shënuar që në minutën e 12 të pjesës së parë, pas një gabimi të Mexes, mesfushori i Interit vendosi sfidën.

Vetëm 2 minuta pas pësimit të golit Milani mori edhe një tjetër lajm të keq, pasi Bertolacci u detyrua të lërë fushën e lojës pasi nga përplasja me të riun Gnoukouri ndjeu dhimbje në gjurin e majtë.

Në minutat në vazhdim rastet nuk munguan, por dy ekipet nuk arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës.

Top Channel