UEFA kritikon Italinë: Skllave e të drejtave televizive

21/10/2015 00:00

Drejtuesit e futbollit italian janë kthyer në skllevër të të drejtave televizive. Ky është përfundimi i një raporti të përpiluar nga UEFA, e cila ndër të tjera vë theksin në rënien e konkurrencës së klubeve italiane në krahasim me ato të ligave të tjera europiane.

Sipas këtij raporti, të ardhurat në Ligën italiane kanë shkuar në 888 milionë Euro dhe 51% e tyre vijnë pikërisht nga të drejtat televizive, ndërkohë që kanë rënë ato të siguruara nga shitjet e biletave të stadiumeve.

Në Gjermani, nga të drejtat televizive sigurohen vetëm 25% e të ardhurave, në Spanjë 37%,  ndërsa në Angli 49%. Përsa u përket të ardhurave të siguruara nga shitjet e biletavem, në Itali është vetëm 11%, ndërsa në Angli, Spanjë e Gjermani, 20%.

Ndërsa të ardhurat nga sponsorët, ato kapin shifrën e 407 milionë Eurove ose 23% të shifrës totale pa llogaritur këtu edhe shitjet e fanelave të futbollistëve të klubeve të ndryshme.

Sipas raportit të UEFA në shumë vende të tjera europiane, tifozët shkojnë në stadium të veshur me fanelat e skuadrave të tyre, gjë që në Itali kjio nuk ndodh kjo ndoshta për shkak të çmimeve të larta te tyre.

Por, klubet italiane qëndrojnë në  nivele të larta në aspektin e shpenzimeve me 2.14 mld Euro. Në këtë pikë në krye është Premier League me 3.4, ndërsa e treta është Spanja me 1.5 miliardë Euro shpenzime.

Top Channel