Man. United synon mbrojtësin e Realit

19/10/2015 00:00

Në merkaton e verës Manchester United siguroi repartin e sulmit dhe të mesit të fushës, ndërsa mbrojtja mbetet një nga pikat e dobëta të ekipit të drejtuar nga Van Gaal.

Për këtë, arsye duket se holandezi i ka idetë e qarta mbi lojtarët që i nevojiten gjatë merkatos së dimrit për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues në Premier League dhe në Champions.

Mediat britanike kanë shkruar së fundmi se Man. United ka bërë gati një ofertë për mbrojtësin portugez të Realit të Madridit, Pepe.

“Los Blancos” insistojnë për 35 mln euro, por anglezët janë gati të ofrojnë deri në 20 mln euro. Tashmë pritet hapja e merkatos së dimrit për të parë më konkretisht zhvillimet për transferimin e portugezit.

Top Channel