Moto GP, Marquez fiton në Philip Island. Lorenzo i afrohet Rossit

18/10/2015 10:40

Moto GP ka dhuruar një garë spektakolare në Philip Island, ku fitues i saj ishte Marc Marquez me Honda.

Xhiroja e fundit e garës australiane pa sesi Marquez vendosi rekord piste, i rekuperoi Lorenzos më shumë se gjysmë sekondi dhe në fund e parakaloi me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Gjithsesi, me vendin e tij të dytë, Jorge Lorenzo (Yamaha) rihapi çështjen e titullit kampion, pasi tashmë e sheh veten 11 pikë larg kryesuesit Valentino Rossi (Yamaha), i cili në këtë garë përfundoi i katërti, pas italianit Andrea Iannone me Ducati.

Klasifikimi i pilotëve në garën e zhvilluar në Philip Island:

1. Marc Marquez (Honda) 40:33.849
2. Jorge Lorenzo (Yamaha) 40:34.098
3. Andrea Iannone (Ducati) 40:34.779
4. Valentino Rossi (Yamaha) 40:34.907
5. Dani Pedrosa (Honda) 40:38.911
6. Maverick Vinales (Suzuki) 40:40.649
7. Cal Crutchlow (Honda) 40:43.224
8. Pol Espargaro (Yamaha) 40:52.250
9. Aleix Espargaro (Suzuki) 40:53.888
10. Bradley Smith (Yamaha) 40:54.506
11. Scott Redding (Honda) 40:55.695
12. Danilo Petrucci (Ducati) 40:56.689
13. Andrea Dovizioso (Ducati) 41:03.017
14. Alvaro Bautista (Aprilia) 41:11.093
15. Jack Miller (Honda) 41:14.041

Top Channel