Milani ndryshon skemën, por nuk gjen fitoren

18/10/2015 00:00

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Torinos, të luajtur mbrëmjen e së shtunës. Edhe pse trajneri i kuqezinjve, Sinisa Mihajlovic kishte ndryshuar skemën në 4-3-3, sërish skuadra e tij nuk arriti të gjente rrugën e fitores.

Golin për Milanin e shënoi Carlos Bacca (63’), i cili u fut në fushë në minutën e 11 të pjesës së dytë.

Dhjetë minuta më vonë, ishte Baselli ai që barazoi për Torinon.

Me këtë rezultat, Milani e sheh veten në vend të 11, me 10 pikë pas 8 ndeshjesh të luajtura.

Top Channel