Bayern mposht Werder, nisje rekord në historinë e Bundesligës

17/10/2015 00:00

Bayern Munchen ka fituar këtë javë sfidën në transfertë kundër Werder Bremen, me rezultatin 0-1.

Ka qenë një gol i Thomas Muller në minutën e ’23 që i ka dhënë fitoren bavarezëve në fushën e kundërshtarëve.

Me këtë rezultat, Bayern ka regjistruar rekordin e nisjes më të mirë në historinë e Bundesligës, me 9 fitore në 9 ndeshje.

Shtuar këtyre 1 në Kupë dhe 2 në Champions bëhen 12 ndeshjet e para të ketij sezoni për klubin gjerman, që regjistron:

12 fitore, 40 gola të shënuar dhe vetëm të 5 pësuar. Ndërsa në 7 ndeshje ka ruajtur porten të paprekur.

Top Channel