Koret raciste antishqiptare, UEFA gjobit Lokomotivën

16/10/2015 00:00

Thirrjet raciste të tifozëve rusë ndaj shqiptarëve, në ndeshjen Lokomotiva e Moskës – Skënderbeu, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga UEFA.

Komisioni i Disiplinës në këtë organizëm ka gjobitur me 20 mijë euro klubin rus, si klub organizator i ndeshjes së vlefshme për grupet e Europa League.

Përveç kësaj, Disiplina në UEFA ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit për tifozët e Lokomotivës, për ndeshjen e ardhshme që klubi rus do të luajë në shtëpi.

Në fund të vendimit thuhet se, Lokomotiva e Moskës është e detyruar, që në sfidën e radhës të shpalosë në shkallët e stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Jo racizmit”.

Top Channel