F1, Hamilton shpreson për rivalitet me Ferrarin në vitin 2016

16/10/2015 13:40

Lewis Hamilton kërkon një rivalitet me Ferrarin në Botërorin e Formulës 1 të vitit të ardhshëm. Piloti britanik deklaroi se shpreson që kundërshtari i tij më i fortë në vitin 2016 të jetë Sebastian Vettel.

“Vettel do të jetë gjithnjë një prej kundërshtarëve më të fortë. Vitin tjetër ai do të jetë kundërshtari më i vështirë. Por edhe Rosberg do të paraqitet shumë mirë, jam i sigurt për këtë. Ai do të jetë i tillë edhe në garën e ardhshme, ashtu siç ishte në Rusi. Unë mendoj se Rosberg do të japë maksimumin në vitin 2016, por ajo që shpresoj në të vërtetë është që të diskutoj garat me Ferrarin. Do të ishte diçka pozitive edhe për vetë Formulën 1”, tha britaniku i Mercedesit.

Lewis Hamilton u bashkua me Mercedesin në vitin 2013, duke lënë gjurmën e tij me fitimin e titullit kampion vitin e kaluar, ndërkohë që këtë vit mund të mbyllë llogaritë e kësaj çështjeje që në Çmimin e Madh të Teksasit.

Top Channel