Presidenca e FIFA-s, Princi Ali i rikthehet ambicies për kandidim

15/10/2015 00:00

Princi Ali bin Hussein vendos sërish kandidaturën për Presidencën e FIFA-s, lajm të cilin ai e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Në këtë kohë krize të FIFA-s, kjo është një mundësi për të bërë ndryshime pozitive – lexohet në komunikatën e Princit Ali. – Gjatë kësaj periudhe diskutimi për të ardhmen e FIFA-s kanë lindur shumë ide të mira. Nëse këto ide do të zbatohen, atëherë e ardhmja e këtij institucioni do të jetë e ndritur. Por, kjo do të ndodhë vetëm nëse në krye të FIFA-s vendoset personi i duhur”.

Si datë për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në FIFA është përcaktuar 26 shkurti i vitit të ardhshëm, por Komiteti Ekzekutiv mund të vendosë shtyrjen e këtij procesi për më vonë, në mbledhjen që do të mbajë më 18 tetor në selinë e FIFA-s, në Zyrih.

Top Channel