Pas dështimit në kualifikuese, Seedorf shihet kandidat për pankinën e Holandës

15/10/2015 00:00

Federata holandeze e Futbollit nuk ka ndërmend të konfirmojë Danny Blind në pankinën e skuadrës përfaqësuese, pavarësisht deklaratës së këtij të fundit pas ndeshjes me Republikën e Çekisë.

Dështimi në kualifikueset e “Euro 2016” nuk po kapërdihet ende nga drejtuesit e këtij insitucioni dhe, për këtë arsye, ata kanë filluar kërkimet për pasuesin e Blind. Së fundmi, një prej emrave që po përmenden është ai i Clarence Seedorf, i cili duket se është në një sfidë të fortë me Ronald Koeman.

Te Holanda, që kërkon të rilindë pas paraqitjeve zhgënjyese në dy vitet e fundit, po kërkohet një trajner i ri dhe ambicioz dhe, mesa duket, Seedorf i plotëson këto karakteristika. Për më tepër, Seedorf ka edhe një tifoz më shumë në këtë pikë.

Bëhet fjalë për Milanin. Kjo, më shumë për faktin se Seedorf është ende në kontratë me kuqezinjtë, që pas shkarkimit të tij nga klubi italian në vitin 2014.

Top Channel