Tenis, Federer mundet nga spanjolli anonim në Mastersin e Shangait

13/10/2015 18:50

Albert Ramos, numri 70 i botës, mund t’i tregojë nipërve të tij se një ditë arriti të mundë të madhin Roger Federer, tenistin që ka fituar 17 Grand Slam-e në karrierë.

Spanjolli e mundi zviceranin me rezultatin 7-6, 2-6 dhe 6-4 në 2 orë e 5 minuta lojë, duke shkaktuar surprizën e parë në Mastersin e Shangait.

Tashmë, Ramos do të përballet në raundin e tretë me francezin Jo-Wilfred Tsonga.

Top Channel