Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mëngjes, në rrugën rajonale Kërçovë-Oslomej, në Maqedoni.

Në aksidentin mes dy furgonëve dhe një mjeti transportues janë plagosur 18 persona, gjashtë prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda dhe janë shtruar për kurim në spitalin e Ohrit.

Tre prej tyre, me lëndime edhe më të rënda, janë dërguar në Qendrën e Urgjencave në Shkup.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, ngjarja ka ndodhur në momentin kur njëri nga furgonët ka tentuar të parakalojë tjetrin dhe është përplasur drejtpërdrejt me kamionin që ka ardhur nga drejtimi i kundërt i rrugës.

Top Channel